Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gradisht, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Sektori për Hetimin e Trafiqeve i DVP Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. D., banues në Tiranë, pasi automjeti në pronësi të tij, dyshohet të jetë i vjedhur dhe i trafikuar.
Materialet Procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
—
Ditën e djeshme, rreth orës 16:30, në fshatin Peshtan i Madh, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në tokën e tij, shtetasi A. M., 55 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.