Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. D., 46 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, të cilin rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur;

-V. L., 50 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 67 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij.

Më datë 16.03.2025, rreth orës 20:00, në lagjen “Kala”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një godinë jofunksionale. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Po punohet për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.