Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 54 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
Ditën e djeshme, ka kallëzuar shtetasi L. H., 52 vjeç, se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin tip “Range Rover”, të parkuar në lagjen “Beqir Dardha”, shërbimet e Policisë mesditën e djeshme, kanë lokalizuar automjetin në lagjen “Luigj Gurakuqi”, dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasinT. H., 54 vjeç, (vëllai i shtetasit L. H.), që u kap duke drejtuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 55 vjeç dhe I. M., 48 vjeç, vëllezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. C., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
-K. D., 45 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Xh. B., 42 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. K., 28 vjeç, për motive të dobëta. Po punohet për kapjen e 42-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.