Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. U., 22 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

•Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ç., 38 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Lublin Dilja”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një 8-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. M., 22 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe 2 pasagjere, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Z., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, për të djegur barishte, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke (pronë shtetërore).

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. H., 54 vjeç dhe V. Ç., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

•Dje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”, një automjet ende i paidentifikuar, ka përplasur shtetasin S. K., 83 vjeç (këmbësor), i cili është dëmtuar lehtë. Vijon puna për identifikimin e automjetit që ka përplasur 83-vjeçarin, dhe të drejtuesit të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.