Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. S., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një 46-vjeçareje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 22-vjeçare, një 17-vjeçare dhe për një 16-vjeçare, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëra-tjetrën.
Gramsh/Më datë 16.02.2025, në lagjen “Holta”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. B., 68 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Librazhd/Më datë 16.02.2025, në lagjen nr. 1, dyshohet se për shak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit A. B., 42 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Librazhd/Më datë 15.02.2025, ka kallëzuar në polici, shtetasja D. R., 41 vjeçe, se më datë 14.02.2025, i është larguar nga banesa vajza e saj shtetasja Xh. R., 20 vjeçe. Punohet për gjetjen e 20 vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.