Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. R., 46 vjeç, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë Thanë”, automjeti që ai drejtonte, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. B., 48 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. M. dhe A. M., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-një 15-vjeçar, pasi është konfliktuar fizikisht me një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. K., 41 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin;
-A. M., 29 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. 29-vjeçari u dërgua në spitalin psikiatrik, sepse vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. C., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shkop metalik si ato të Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Më datë 20.01.2025, në rrugën “Tomorr Domi”, shtetasja S. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 10-vjeçar, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasja S. M. është shoqëruar për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.