Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. M., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. Xh., 25 vjeç, pasi në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin E. A., 22 vjeç, këmbësor, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 32 vjeç, banues në Cërrik, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vjehrrës së tij, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. T., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin R. S., 52 vjeç. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. T..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.