Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. A., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në stadiumin “Elbasan arena”, gjatë kontrollit fizik që iu krye para nisjes së një ndeshjeje, iu gjetën dhe sekuestruan 4 lëndë piroteknike tymuese.
Gjithashtu, kapi dhe ndaloi shtetasin në kërkim S. A., 60 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. R., 24 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin E. H., 32 vjeç. Gjithashtu, ka kanosur me mjet prerës një 58-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Z., 64 vjeç dhe një 17-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Skënderbegas-Gramsh”, motomjetet që ata drejtonin pa leje drejtimi, janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë është dëmtuar lehtë 16-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
—-
Elbasan/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Librazhd-Qaf Thanë”, automjeti i IEVP-së (në të cilin udhëtonte personeli), me drejtues shtetasin A. S., 57 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin malazez N. P., 33 vjeç. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.