Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. B., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. A. 37 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar një pjesë toke, në pronësi të shtetasit A. H., 71 vjeç;
-një 13-vjeçar dhe një 14-vjeçar, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, pas një telefonate të marrë se në lagjen ‘5 Maj’, në një apartament të marrë me qira nga disa shtetas të huaj, dyshohet se ushtrohej prostitucioni, ka kryer veprimet proceduriale, nga të cilat ka rezultuar se katër shtetas peruanë dhe një shtetase kolumbiane, kishin ardhur si turistë dhe nuk janë konstatuar paligjshmëri. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Informacione paraprake
-Në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin Sh. T. ka aksidentuar lehtë shtetasen M. B. dhe fëmijën e saj 4 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-Në aksin rrugor “Papër-Cërrik”, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 42 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. K., 33 vjeçe. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë, të cilët po marrin mjekim në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupet hetimore përkatëse po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.