Drejtoria Vendore e Policise Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. M., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Lushnjë”, automjeti që ky shtetas drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë. Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Peqin arrestoi në flagrancë shtetasin I. B., 47 vjeç, banues në Peqin, pasi ka dalë nga banesa, në kundërshtim me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 shkop bejsbolli.

Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. P., 55 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke transportuar me furgon, 8 m3 lëndë drusore, dyshohet e siguruar në kundërshtim me ligjin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.