Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. M., 21 vjeç, banues në Durrës, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin E. K., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;
-S. L., 24 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë thanë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 10-vjeçar;
-G. E., 47 vjeç, banues në Belsh, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në këtë automjet.
Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me dorezë metalike, një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta. 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.