Komisariati i Policisë Durrës
-arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 32 vjeç, banues në fshatin Shkallnur, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur me mjet prerës (sëpatë), një 26-vjeçar;
-arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur kapakët e disa pusetave në territorin e spitalit të Durrësit.
Posta e Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin A. F., 32 vjeç, banues në fshatin Shkafane, pasi u kap duke vënë baste sportive, me celular, në lokalin e tij.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit G. K., 22 vjeç dhe J. B., 41 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Në komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasja A. M., 55 vjeçe, banuese në Durrës, se prej 3 ditësh, kishte humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin A. M., 58 vjeç, banues në Durrës. Po punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.