Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Sektori i Narkotikëve
- arrestoi në flagrancë shtetasin I. B., 41 vjeç, banues në Manzë, pasi gjatë kontrollit fizik, në një lokal në lagjen nr. 17, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, si dhe dyshohet se i ka vjedhur pronares së këtij lokali, protofolin me një shumë lekësh;
- arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Durrësit.
Komisariati i Policisë Durrës referoi materialet në Prokurori, për shtetasit A. S., 60 vjeç dhe A. K., 69 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Komisariati i Policisë Shijak ndaloi shtetasin në kërkim A. D., 37 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Dhunë në familje”.
Në Komisariatin e Policisë Durrës, ka kallëzuar shtetasi D. P., 38 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, se është larguar nga banesa bashkëjetuesja e tij, shtetasja I. S., 35 vjeçe, banues në Shënavlash, Durrës. Po punohet për gjetjen e saj.
Në Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kallëzuar shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Kavajë, se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja E. S., 20 vjeçe, banuese në Kavajë. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.