Drejtoria Vendore e Policisë Dibër/Procedohet penalisht 1 shtetase

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori, për shtetasen I Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi (ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër), për veprën penale “Përndjekja”. Ditën e djeshme, 44-vjeçarja dyshohet se ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.