Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– G.S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij 22-vjeçare, banuese në Dibër.
– B.A., 53 vjeç, banues në fshatin Sohodoll, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 76 copë fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.
U referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se aksidentalisht një shtetase e mitur ka rënë nga dritarja e katit të dytë të banesës. E mitura ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– R.K., 23 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
– A.N., 39 vjeç, banues në Burrel, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me një automjet tip furgon, një sasi lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, për shtetasin Z.A., 52 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se duke qenë nën efektin e alkoolit, është rrëzuar nga një vend i pjerrët dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore. 52-vjeçari, ndodhet në spitalin e Traumës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.