Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B.B., 39 vjeç, banues në Maqellarë, pasi u kap duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa lejen përkatëse.

Mbrëmjen e datës 05.03.2025, në Bulqizë, dyshohet se duke qenë në efektin e alkoolit, është rrëzuar në rrugë, shtetasi Q. K., 57 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar në kokë. 57-vjeçari po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë ditës së djeshme, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në magazinën me ushqim për bagëti, në pronësi të shtetasit Z. G.. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, si ngjarje aksidentale.