Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, gjatë 24 orëve të fundit

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan në Prokurori, materialet procedurale të kallëzimit të shtetasit Sh. A., 65 vjeç, banues në Burrel, i cili është shprehur se është kanosur nëpërmjet mesazheve/thirrjeve telefonike, nga shtetasi A. A., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e datës 02.03.2025, dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasve L. D. dhe S. D., në fshatin Fushë Bulqizë. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale. Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë së Dibrës, si ngjarje aksidentale.