Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S.H., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka trafikuar nga shteti italian në vendin tonë, një automjet tip “Jeep”, i cili është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L.B., 40 vjeç, banues në Burrel, pasi në ambientet e një lokali në Klos, është konfliktuar me fjalë me një shtetase.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.