Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit:
– A.K ., 50 vjeç, dhe U.K., 59 vjeçe, banues në Maqellarë, pasi për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetase, familjarë të shtetasit A.K.
– L.Ç., 44 vjeç, banues në Maqellarë, pasi u konstatua duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me leje nga organet përkatëse.
Komisariati i Policisë Bulqizë, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin O.D., 20 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontollit fizik i’u gjet një sasi e vogël me lëndë narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.