Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasin J.L., 21 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.L., 25 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasit E.Ll dhe Y.Ll.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.