Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Komisariati i Policisë Kuçovë, në vijim të punës për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme, lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin V. P., 24 vjeç, banues në Kuçovë. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sepse dyshohet se ka patur dijeni mbi rrethanat e një plagosjeje të kryer në muajin maj 2023, në qytetin e Kuçovës, dhe nuk ka kallëzuar.

Stacioni i Policisë Dimal shpalli në kërkim shtetasin Xh. S., 21 vjeç, banues në Dimal, sepse dyshohet se ka kanosur dhe ka përndjekur një shtetas 33 vjeç. Vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

Komisariati i Policisë Skrapar referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. B., 33 vjeç, banues në Skrapar, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt pa leje dhe se ka hedhur hedhur inerte në lumin Osum.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.