Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Y., 58 vjeç, banues në Berat, pasi nga kontrollet në automjetin që drejtonte dhe në dyqanin që administronte, u gjetën produkte kozmetike, pa fatura blerjeje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-F. B., 57 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-P. S., 62 vjeç, banues në fshatin Zdravë, pasi ditën e djeshme, duke prerë disa shufra hekuri, në banesën e tij, ka dëmtuar lehtë, nga pakujdesia, nipin e tij 5 vjeç.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariati të Policisë Skrapar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 40 vjeç, banues në fshatin Kakrukë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive pronësie, ka prerë disa pemë ulliri në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.