Drejtoria Vendore e Policisë Berat, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 28 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grushte, një punonjës të Policisë Bashkiake.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin L. O., 45 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke hedhur mbetje të produkteve bujqësore, në afërsi të lumit Seman.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.