Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë:
-shtetasin M. Z., 38 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një shtyllë të energjisë elektrike;
-shtetasen M. P., 57 vjeçe, banuese në Kuçovë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasen këmbësore, D. H., 66 vjeçe, e cila aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. M., 36 vjeç, banues në Lushnjë dhe M. Z., 43 vjeç, banues në Dimal, pasi në vendin e quajtur “Ura e Kuçit”, kanë organizuar një protestë, si pasojë e së cilës është bllokuar aksi rrugor “Berat-Lushnjë”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 20 vjeç, si dhe shpallën në kërkim vëllanë e tij, shtetasin A. A., 29 vjeç, të dy banues në Berat, pasi kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të neutralizuar një konflikt që këta shtetas kanë patur me një 22-vjeçar. Punohet për kapjen e shtetasit A. A..
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat.