Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara, kryekomisar Hekuran Bregu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i akordon Certifikatë për Shërbime të Dalluara, kryekomisar Hekuran Bregu, zv/drejtor për Hetimin në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale.
Në ambientet e Drejtorisë Hetimore, gjatë një ceremonie, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu i ka dorëzuar zv/drejtorit për Hetimin në Drejtorinë Hetimore, kryekomisar Hekuran Bregu, Certifikatën për Shërbime të Dalluara “Për merita të veçanta, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave në shërbim të Policisë së Shtetit” .
Drejtori i Përgjithshëm, gjatë fjalës së tij, ka vlerësuar kontributin e dhënë dhe profesionalizmin e treguar nga zoti Bregu, jo vetëm në detyrën që kryen aktualisht, por gjatë gjithë karrierës së tij në radhët e Policisë së Shtetit.
Hekuran Bregu ka falënderuar Drejtorin e Përgjithshëm, për vlerësimin e treguar duke i akorduar certifikatë, Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Drejtorin e Drejtorisë Hetimore, për mbështetjen dhe besimin, si dhe gjithë kolegë të tjerë, për bashkëpunimin dhe punën në grup për realizmin e detyrave të ngarkuara.