Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në Divjakë kanë konstatuar një lokal që qëndronte i hapur në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.
Nga shërbimet e Policisë, në bazë të Aktit Normativ Nr. 3 datë 15.03.2020, është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë për pronarin e lokalit, shtetasin D. S.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë me korrektësi masat anticovid, për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi, dhe fton qytetarët që të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhital, cilindo pronar lokali apo qytetar që nuk i respekton këto masa kufizuese, duke u kthyer në burim rreziku për shëndetin e qytetarëve.