Dibër – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Bie në prangat e Policisë një 24-vjeçar, për vjedhje të banesave.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, gjatë ditës së sotme kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim:

 

V. Ll., 24 vjeç, banues në Bulqizë.

 

Ky shtetas më datë 10.10.2019, në fshatin Grezhdan, Maqellarë dyshohet se ka vjedhur banesat në pronësi të shtetasve H. H., dhe G.H., duke marrë materiale të ndryshme.

 

Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore edhe për disa vjedhje të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky person.

 

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.