Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Bulqizë / Ushtroi dhunë fizike ndaj nënës së tij, dhe i shkaktoi lëndime në trup, ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe arreston në flagrancë 31-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, pas marrjes së njoftimit, për një konflikt që po ndodhte në një familje, menjëherë shkuan në adresën e dhënë.

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve të shpejta profesionale, u parandalua përshallëzimi i mëtejshëm i konfliktit dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H.M., 31 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas, është konfliktuar dhe ka dhunuar fizikisht nënën e tij, duke i shkaktuar dhe lëndime trupore.

Specialistët e sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin R.S., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstuatua, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin E.B., 19 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin e tij, nën ndikimin e alkoolit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.