Dibër/ Ushtruan dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, Policia nis procedimin penal në gjendje të lirë për dy shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal, në gjendje të lirë për shtetasit P.K., 65 vjeç, dhe Sh.R., 52 vjeç, banues në Dibër, pasi në banesat e tyre, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.