♀️ Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Punonjës të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe komisariateve në varësi iu bashkuan nismës sensibilizuese “Dhuro gjak, shpëto jetë!”, të organizuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, duke dhuruar gjak për të kontribuar në ndihmë të personave që jetojnë me talasemi.
Dhurimi i gjakut është një akt i çmuar humanizmi dhe solidariteti, përmes të cilit secili prej nesh mund të japë një kontribut të drejtpërdrejtë për shpëtimin e një jete.
Për punonjësit e Policisë së Shtetit, përkushtimi ndaj komunitetit nuk kufizohet vetëm në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, por shprehet edhe përmes mbështetjes dhe kontributit në nisma me karakter humanitar.
♀️ Policia e Dibrës do të vijojë të mbështesë nisma të tilla, duke përcjellë te komuniteti mesazhe solidariteti, humanizmi dhe përgjegjësie qytetare.
#DhuroGjakShpëtoJetë
#MeKomunitetin #DVPDibër #PoliciaeShtetit












