Dibër – Policia, masa shtesë për garantimin e rendit dhe sigurisë në shkolla

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2020 – 2021.

Në të gjitha shkollat e qarkut Dibër do ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit, të asaj Kriminale dhe të Rrugores, për të garantuar rendin, me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë rrugore për nxënësit që kanë shkollat buzë rrugëve.

Gjithashtu, strukturat e Policisë së Dibrës do të jenë të gatshme në çdo kohë lidhur me vlerësimin dhe realizimin e masave të sigurisë në shkolla dhe të monitorimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër uron nxënësit e shkollave suksese në këtë vit shkollor dhe fton cilindo që të denoncojë çdo shkelje apo paligjshmëri në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital.