Vihen në prangat e Policisë 2 vëllezër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në lagjen “Treg”, Peshkopi, ku disa persona po konfliktoheshin me njëri -tjetrin, menjëherë organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe ndërhyrjes në kohë bënë parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, duke arrestuar autorët e nisjes së konfliktit dhe konkretisht:
L. D., 24 vjeç dhe XH. D., 20 vjeç, banues në Peshkopi (vëllezër ), të cilët u arrestuan për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Dy vëllezërit, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë plagosur me mjete të forta, jashtë rrezikut për jetën, komshiun e tyre, shtetasin K. N. dhe djalin e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.