Dibër – Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas

Kryenin gjueti peshkimi në mënyrë të paligjshme, procedohen penalisht nga Policia 3 shtetas.

Në vijim të punës për ruajtjen e mjedisit dhe kontrollit të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, është goditur një rast i gjuetisë së peshkimit në mënyrë të paligjshme, si rezultat i të cilit filloi procedimi penal për shtetasit:

XH. S., 45 vjeç; A. S., 49 vjeç; D. J., 26 vjeç; banues në Maqellarë.

Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke kryer peshkim në mënyrë të paligjshme në lumin Drin i Zi.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale kapsolla dhe fitil zjarrpërcjellës të përdorur nga shtetasit e lartpërmendur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.