Operacioni, i zhvilluar nga DVP Dibër dhe Komisariati i Policisë Dibër.
Sekuestrohen arsenal armësh, municion luftarak, tritol, kapsolla detonatore, e sende të tjera të kundraligjshme.
Vihen në pranga babë e bir, poseduesit e arsenalit të armëve.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen e personave në kërkim apo atyre që mbajnë dhe qarkullojnë me armë zjarri, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri në banesë, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë organizuar punën dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Weapons”.
Në kuadër të këtij operacioni është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. D., në fshatin Shullan, ku janë gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh, konkretisht :
Dy armë zjarri kallashikov, një pushkë, një armë gjahu, tritol, 200 metra fitil zjarrpërcjellës, 73 copë kapsolla detonatore, 715 copë fishekë, dhe 5 krëhëra arme.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :
D. D., 68 vjeç; dhe P. D., 38 vjeç, (babë e bir), banues në fshatin Shullan, njësia Administrative Kala e Dodës, Dibër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.