Operacioni nga Komisariati i Policisë Dibër, në bashkëpunim me strukturat Hetimore të DVP Dibër.
Zbardhen tre vjedhje të ndodhura më parë, kapet dhe ndalohet një 26 vjeçar, i dyshuar si autori i këtyre vjedhjeve.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjes së pronës dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, bazuar në informacionet e grumbulluara, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër, kanë organizuar punën për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i punës së mirëorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar “Nightwalker”, në kuadër të të cilit u bë kapja e shtetasit F. K., 26 vjeç, banues në Peshkopi.
Nga kryerja e veprimeve hetimore dhe provat e sekuestruara, dyshohet se 26-vjeçari, është autori disa vjedhjeve.
Ky shtetas gjatë orëve të vona të natës, dyshohet se ka kryer disa vjedhje në fshatin Arras dhe në qytetin e Peshkopisë (në një kancelari dhe në banesa).
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.