Evidentohen dhe goditen nga Policia, 15 raste të krimeve mjedisore, ku janë proceduar penalisht 15 shtetas.
Strukturat e DVP Dibër, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe si rezultat i kontrollit të pandërprerë të territorit , gjatë muajit Gusht, kanë evidentuar dhe goditur 15 raste, ku janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
L.R., banues në Bulqizë; XH. H., H. Ç., R. K., A. K., A. Ç., banues në Dibër, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke ndërtuar objekte, pa lejen e organeve përkatëse.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit :
B.M., A. M., A. A., banues në Bulqizë; G I., SH. G., A. B., banues në Dibër; I. C., banues në Mat, pasi janë konstatuar nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.
Ka filluar procedimi penal edhe për shtetasit :
L. R., banues në Bulqizë, pasi u kap duke punuar e gërryer me një mjet eskavator.
D. K., banues në Bulqizë, pasi u kap duke transportuar zhavorr nga Zalli i Gjoricës.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër e Mat, për veprime të mëtejshme.
Policia e Dibrës do të vijojë kontrollet për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore dhe në këtë kuadër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në Komisariatin Dixhital apo në numrin pa pagesë 112, duke siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.