Devoll – Finalizohet operacioni policor i koduar “Dealer”

Devoll

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Dealer”.

Kishte përshtatur lokalin që e kishte marrë me qira, për organizimin e lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Vihen në pranga edhe 3 shtetas të tjerë që u kapën në flagrancë në lokal, duke luajtur Poker.

Sekuestrohen 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, letra bixhozi, 7 celularë dhe shuma parash (lekë, euro dhe dollarë), të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealer”, është zbuluar në Bilisht, një lokal që ishte përshtatur për lojëra fati. Gjatë operacionit u kapën në flagrancë në lokal dhe u arrestuan shtetasit:

– V. S., 52 vjeç, banues në Bilisht, administrator i lokalit, për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar pa licencë” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

– E. Sh., 28 vjeç, G. H., 38 vjeç dhe E. M., 30 vjeç, banues në Korçë dhe Bilisht, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.