I dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shijanit”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Besnik Banushi., 41 vjeç, banues në Delvinë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, me vendimin e datës 23.07.2026, e ka dënuar me 9 vite burgim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, për një rast të ndodhur më datë 02.01.2012.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë.
