Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin:
R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Pekisht, Peqin, pasi dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 04.03.2020, ka vjedhur me thyerje në banesën e shtetasit H. M., ku ka marrë 800.000 lekë dhe 500 €.
Vijon puna për gjetjen e shumës së parave, të cilat dyshohet se i ka fshehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”.
——–
Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
H. A., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe më pas ka braktisur mjetin.