Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Rektori i Akademisë së Sigurisë Ilirjan Mandro, drejtues të lartë të Policisë dhe studentë të Akademisë së Sigurisë, morën pjesë në ceremoninë e lamtumirës së studentit Arjon Shahaj, i cili humbi jetën një ditë më parë, në një aksident rrugor.
Ata shprehën ngushëllimet për familjen, miqtë e afërt dhe kolegët e Arjonit, i cili do të kujtohet gjithmonë për urtësinë dhe korrektësinë e një studenti shembullor.
I paharruar qoftë kujtimi i tij!