27-vjeçari, i dënuar disa herë më parë për veprën penale të vjedhjes.
Komisariati i Policisë Bulqizë, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash dhe një aparati celular në një banesë, në lagjen “Minatori”, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi E.A., 27 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë për vjedhje.
Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe një aparat celular, në banesën e shtetasit M.B.
-Sektori i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim J.B., 29 vjeç, banues në Zerqan.
29-vjeçari, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë mbeti e lënduar nëna e tij. 29-vjeçari, pas aksidentit u larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim shmangien e hetimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.