Bulqizë – Vihet në pranga 1 shtetas

Kryeu veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ushtroi dhunë psikologjike dhe kërcënoi bashkëshorten e tij, vihet në pranga 42-vjeçari.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.Q., 42 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ka thyer urdhërin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij duke i shkuar në banesë ndaj sëcilës ka ushtruar dhunë psikologjike duke e kanosur për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.