Bulqizë/Vijon zbatimi i planit operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtepi”, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të kryera 24/7, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, me qëllim garantimin e sundimit të ligjit në territor, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G.L., 31 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.