Bulqizë/Procedohet penalisht drejtuesi teknik i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë

Bulqizë/ Procedohet penalisht drejtuesi teknik i një subjekti minerar, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin I.L 62 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti minerar në Martanesh, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar frontin e punës dhe për pasojë, ditën e djeshme, gjatë punës mbeti i lënduar një punëtor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.