Bulqizë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H.D., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator në një firmë minerare.
Procedimi nisi pasi gjatë procesit të punës në galeri është dëmtuar shtetasi L.C., 50 vjeç, punëtor në këtë subjekt, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.