Bulqizë/Plan masash për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
U kap në flagrancë, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e përroit Gjoricë, procedohet penalisht 50-vjeçari.
Në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, shërbimet e Policisë Bulqizë, mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si dhe në bashkëpunim me IMT, evidentuan dhe goditën një tjetër rast të krimit mjedisor. Si rezultat, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në flagrancë teksa gërryente me ekskavator shtratin e përroit të fshatit Gjoricë, me qëllim nxjerrjen e kundërligjshme të inerteve. Në bashkëpunim me IMT Bulqizë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale mjeti ekskavator dhe një kamion që shërbente për transportimin e inerteve, të përfituara në kundërshtim me ligjin.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.