Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i hetimeve të thelluara për zbardhjen e vjedhjes të një automjeti, ndodhur në fshatin Viçisht në muajin nëntor 2024, u bë i mundur identifikimi i autorit, kapja dhe arrestimi i shtetasit E.L., 35 vjeç, banues në Bulqizë.
Gjithashtu, për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Dibër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.