Policia e Bulqizës pas rreth 1 orë e 30 minuta në ndjekje të autorit, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21-vjeçarit, i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar Policia e Bulqizës në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, në qytetin e ri Bulqizë, kapi shtetasin F.K., 22 vjeç, banues në Bulqizë, i cili gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta plagosi me thikë me pasojë vdekjen shtetasin A.P, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent gjatë ndodhjes së konfliktit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.