I hoqi për disa orë padrejtësisht lirinë për motive të dobëta 22-vjeçarit, kapet dhe vihet në pranga autori.
Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. D., 37 vjeç, banues në Bulqizë.
Ky shtetas, për motive të dobëta i ka hequr për disa orë lirinë shtetasit V. B., 22 vjeç, banues në Bulqizë, duke e mbajtur në garazhin e makinës.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 37-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.