Bulqizë – Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër)

Goditën me sende të forta një shtetas, Policia identifikon dhe shpall në kërkim dy autorët (vëllezër).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u shpallën në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve I. XH., 49 vjeç, banues në Durrës;  M. Xh., 38 vjeç, banues në Bulqizë (vëllezër).

Këta shtetas, më datë 03.02.2021, pas një konfliktit për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta në ambientet e servisit të tij, shtetasin B. K., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Nga shërbimet e Policisë vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje,” kryer në bashkëpunim”.